Arrestohet ferizajasi, kërcënoi zyrtarët policorë

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ofenduar dhe kanosur verbalisht zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 05:20, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Ferizaj, 11.07.2024 - 05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ofenduar dhe kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri