Arrestohen katër të dyshuar për “Mashtrim”

Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal për Hetime DRP Pejë, më 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima është duke u mashtruar nga persona të dyshuar që nga viti 2022.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka deklaruar se personave të dyshuar u ka dërguar të holla në vlerë prej dyqind e tetëdhjetë mijë (280000) eurove, mjete të cilat viktima ia ka dërguar që nga viti 2022 për blerjen e një lokali, raporton Zeri.info.

“Pas një pune intensive të hetuesve rajonalë më datën 09.07.2024 janë arrestuar dy persona të dyshuar, në vazhdën e hetimit të rastit, kurse më datën 11.07.2024 janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë: F.D., e lindur në vitin 1999, B.M., i lindur në vitin 1992, M.N., i lindur më vitin 1982, L.D., e lindur në vitin 1994”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri