Musmurati: Rama po e trajton kryeqytetin si pronë private

Shefja e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, deklaroi se planin zhvillimor komunal për kryeqytetin, të kryetarit Përparim Rama, e karakterizon një mungesë e madhe e transparencës dhe një paternë të cilën, siç tha, e kanë parë tash e dy vjet me përparim Ramën që tregon për një planifikim jo shumë të mirë, që pronën publike e tjetërson dhe e kthen në tokë për ndërtim, që kryeqytetin e trajton si pronë ë private dhe që e sheh veç si tokë për ndërtim me metra katrorë.

“PZHK-ja, pra Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës është një ndër dokumentet më të rëndësishme të qytetit, jo veç për Prishtinën, po për çdo qytat ku bëhet dhe e tregon zhvillimin e qyteteve tetë vite të ardhshme”.

“Për neve ka qenë e paqartë se si është bërë, në një mënyrë shumë klandestine, është tentuar të futet në votim, një plan të cilin nuk e kemi parë fare edhe i cili i është dërguar dy ditë më herët asamblistëve, e pastaj është kërkuar të votohet pas dy ditësh një plan që e përcakton zhvillimin e Prishtinës dhjetë vjetët e ardhshme”, deklaroi Musmurati.

Ajo tutje theksoi se nëse do ta kishte përkufizuar në dy-tri gjëra më elementare këtë çështje, mendon që e karakterizon një mungesë e theksuar e transparencës, e karakterizon edhe një tendencë e kryetarit Përparim Rama që tokën komunale të Prishtinës ta trajtojë si tokë për ndërtim edhe ta sheh qytetin veç si metra katrorë. /klankosova