Sherr me mjete të forta e thika në një lokal në Tropojë, tre persona përfundojnë të lënduar

Një sherr me mjete të forta dhe me thika ka ndodhur mes disa personave në një lokal në Tropojë.

Një 40-vjeçar dyshohet ka goditur tre persona, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.

“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews