Deliu i uron mirëserardhje Musliut: Tash e tutje vetëm kështu të buzëqeshura

Deputetet e PDK-së sot janë bërë bashkë për të shijuar kafenë në qytet.

Është Blerta Deliu ajo që e ka publikuar fotografinë në Instagram, ku shihet me Eliza Hoxhën, Ariana Musliu-Shoshin dhe Ganimete Musliun, e kësaj të fundit edhe i uroi mirëseardhje.

“Mirë se vjen përsëri në mesin tonë, Gane. Na ke munguar shumë ne, Kuvendit dhe të gjithë qytetarëve. Tash e tutje vetëm kështu – të buzëqeshura :)”, shkroi ajo.

Kujtojmë se deputetja Musliu para disa muajsh kishte udhëtuar për në Gjermani për t’u trajtuar lidhur me një problem shëndetësor.