Dafina Zeqiri publikon këngën e re “A të ka mungu”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri.

“A të ka mungu” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja vjen me një interpretim të përkryer e me paraqitje po ashtu të mahnitshme.

Teksti është shkruar nga Indrit Dode dhe Elinel me ‘beat’ gjithashtu të bërë nga Indriti.

Edhe këtë vit 35-vjeçarja ka sjellë një mori hitesh që janë pëlqyer nga publiku e kanë mbledhur miliona klikime.

Veç kësaj, Dafina këtë kohë është shumë e angazhuar edhe me koncerte. /telegrafi