Pas urdhër arrestit, Rusia fut në listën e ekstremistëve dhe terroristëve Yulia Navalnayan

Rusia ka përfshirë Yulia Navalnaya, të venë e ish liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny në listën e saj të “terroristëve dhe ekstremistëve”, dy ditë pasi lëshoi ënjë urdhër arresti për të. Emri i Yulia Navalnaya u shfaq në listën e zezë të Shërbimit rus të Monitorimit Financiar (Rosfinmonitoring).

Gjykata e Qarkut Basmanny në Moskë vendosi më 9 korrik për arrestimin e Navalnaya, e cila jeton jashtë vendit, me akuza për përfshirje të dyshuar në një grup ekstremist.

Të martën u bë e ditur se një urdhër arresti ishte lëshuar për Navalnaya, e cila jeton jashtë vendit, me akuzën e “pjesëmarrjes në një grup ekstremist”. Një gjykatë në Moskë urdhëroi zgjatjen e paraburgimit të saj të përkohshëm në mungesë.

Yulia Navalnaya është zotuar të marrë përsipër rolin e burrit të saj, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rrethit Arktik në shkurt. Ai u ka kërkuar mbështetësve të tij që të mos e humbin shpresën dhe denoncon rregullisht udhëheqjen ruse dhe fatin e disidentëve në Rusi./abcnews