Gutierrezi për miratimin e Projektligjit për KPM-në: Ditë e zezë për lirinë e mediave në Kosovë

Miratimi i Projektligjit për KPM-në nga Kuvendi i Kosovës ka nxitur reagimin edhe të Ricardo Gutierrezit, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ).

Gutierrezi e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave miratimin e këtij ligji, i cili mes të tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ai këto komente i bëri një reagim në “X”.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave), pavarësisht këshillave nga KiE-ja, BE-ja, OSBE-ja dhe Federata Evropiane e Gazetarëve për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrezi.

Ligji u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime. /telegrafi