Haxhiu: Ligji për KPK-në eliminon korporatizmin dhe grupet klanore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Ligji i votuar sot për Këshillin Prokurorial të Kosovës është reformë e shumëpritur.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky ligj do ta riorganizojë Këshillin Prokurorial “me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”.

Haxhiu pohuar se ndryshimet e votuara sot në Kuvend për ligjin në fjalë janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar në rrugën tonë reformuese, për një sistem llogaridhënës e profesional, të besueshëm dhe të pandikueshëm, e të qasshëm për të gjithë qytetarët”, tha Haxhiu. /klankosova