Kuvendi dështon sërish me marrëveshjet ndërkombëtare dhe fertilizimin e asistuar, votohet statuti i ri i UP-së

Kuvendi i Kosovës, me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime, e ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës.

Kurse Kuvendi dështoi t’i votojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare, pasi opozita e lëshoi seancën ku s’iu votua mocioni, që parashihet diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur.

Po ashtu, Kuvendi dështoi ta miratonte sërish dhe Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.

Për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk morën pjesë disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët bënë që ky projektligj të shtyhet për seancën e radhës.

Kuvendi dështoi t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë dhe projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku morën pjesë vetëm 58 deputetë.