Mashtruan një person duke ia shitur lokalin në pronësi të komunës së Istogut, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi tjetër një lokal, që është pronë e komunës së Istogut.

Zëdhënësi i Prokuroria në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se rastin e ka denoncuar viktima dhe tashmë është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai për Express.

Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.