Kuvendi miraton deklaratën për përkujtimin e masakrës së Srebrenicës

Me 84 vota për, Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, ka miratuar deklaratën që mbështet rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ditën ndërkombëtare të gjenocidit të vitit 1995.

Deputetët votuan për miratimit të deklaratës së lexuar nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Ai ka deklaruar se 11 korriku duhet të jetë ditë përkujtimi dhe reflektimi për gjenocidin e bërë nga Serbia në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, deklaroi Shabani. /EO