Osmani: Paqja e qëndrueshme, e mundur vetëm kur ka drejtësi për viktimat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se paqja e qëndrueshme mundësohet vetëm kur ka drejtësi për viktimat.

Ajo ka kujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë 29 vjet më parë, duke thënë se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, “por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit”.

“Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore. Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, shkroi Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri