Anglia eliminon Holandën në frymën e fundit dhe kualifikohet në finalen e “Euro 2024”

Anglia ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Anglezët arritën ta eliminojnë Holandën me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Fillimisht në epërsi kaloi Holanda përmes Xavi Simonsit në minutën e shtatë, ndërsa Anglia arriti ta barazoi rezultatin falë Harry Kanes i cili shënoi nga pika e bardhë (18’).

Krejt në fund të ndeshjes, Anglia s’u dorëzua dhe arriti të përmbys gjithçka, ku në kohën shtesë (90+1’) ishte Watkins që realizoi për 2-1 për të marrë fitoren.

Kësisoj, Anglia bëhet finalisti i dytë dhe atje do të takohet me Spanjën, të dielën në ora 21:00. /Zëri