Mbyllet pjesa e parë baras mes Holandës dhe Anglisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Holandë - Angli, në kuadër të fazë gjysmëfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Holanda me super golin e Xavi Simonsit që shënoi në minutën e shtatë.

Në anën tjetër, Anglia barazoi përmes Harry Kanes që realizoi gol nga penalltia në minutën e 18-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park”. /Zëri