Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë mbi 100 milionë euro

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 104 milionë euro.

Marrëveshja e parë ka të bëjë për Investime për Projektin Energjia diellore në KEK-Porta Globale si dhe Marrëveshja për anëtarësimin Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ministri i Financave, Hekuran Muratim tha se Marrëveshja e Kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Energjia diellore fotovoltsike në KEK-Porta Globale” mundëson harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë të Bankës.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje do të mundësoje harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë te Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, nga e cila si anëtare përfiton financiarisht për realizimin e projekteve që shpesh shërbejnë për te përputhur me standardet dhe legjislacionin e BE-se”.

“Amendamenti i Marrëveshjes fshin Seksionin 3 të Nenit III të Marrëveshjes për Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky seksion qe kufizonte Bankën nga hyrja në garanci, huamarrje ose hua te drejtpërdrejta shuma e cilat nuk mund të tejkalonte një për qind të kapitalit te Bankës”, tha Murati.