Peci e Kurti në Malishevë, tregojnë se “u ba buka e motmotit”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, nga arat e Malishevës ku po ndjekin nga afër procesin e korrje-shirjeve.

Nga aty, Peci ka njoftuar se është siguruar buka e mot-motit.

“U ba buka e mot-motit”, ka shkruar Peci në Facebook.