Djegia e dy kamionëve në veri, policia jep detaje

Një person ka raportuar se një kamion, pronë e një personi tjetër është përfshirë në zjarr dhe nga kamioni zjarri ka kaluar edhe tek vetura e ankuesit.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 00:50, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një kamion pronë e një mashkulli kosovar është përfshirë në zjarr dhe nga kamioni zjarri ka kaluar edhe tek vetura e ankuesit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar.