Szunyogu në përfundim të mandatit: Dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në përfundim të mandatit të tij ka thënë se do që ta shoh Kosovën duke e vazhduar rrugën e saj drejt BE-së.

“Ndërsa ky kapitull mbyllet për mua, dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane. E ardhmja evropiane e Kosovës është në duart e njerëzve të Kosovës, të cilët dua t’i falënderoj që më pritën me dashamirësi dhe mikpritje.”

Szunyog ka falënderuar popullin e Kosovës, për të cilin ka thënë se ka në duar të ardhmen evropiane.