Maqedonci: Edhe vdekja e Radoiçiqit mund të mos e zgjidhte problemin e sulmeve në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke komentuar ikjen e organizatorit të sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radoiciq, tha se edhe vdekja e tij mund të mos e zgjidhte problemin e sulmeve në veri.

Në lidhje me çështjen e sigurisë së Kosovës të kërcënuar nga Serbia, kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën gjatë një interviste për CNN ka folur edhe për bazat ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës. 

Po ashtu, martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ka rrezik që sulmet si ai i Bansjkës të përsëriten. Ministri Ejup Maqeonci ka thënë se problemi në thelb është politik sepse sipas tij Radojiçiq është një vegël e përdorur për objektiva politike e kriminale. 

‘’Edhe vdekja e tij mund të mos e kishte zgjidhur problemin e Radojiçiqit. Problemi në thelb është politik. Përderisa Serbia e mbështetë këto lloj grupe, por të mos jetë Radojiçiqi do të jetë dikush tjetër. Duhet një presion ndërkombëtar ndaj Serbisë së pari për të ndryshuar qëndrimet politike në raport me Republikën e Kosovës, pastaj normalisht edhe veprimet operacionale. Në këtë rast Radojiçiq është një vegël që është tentuar të shfrytëzohet për të arritur objektivat politike dhe kriminale”, tha ai në një intervistë për RTV21.