Spanja eliminon Francën dhe kualifikohet në finale të “Euro 2024”

Spanja ka arritur të kalojë në finale të madhe të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Spanjollët arritën të triumfojnë ndaj Francës me rezultat 2-1 në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena”.

Fillimisht në epërsi kaloi Franca me golin e Kolo Muanit (9’), ndërsa për Spanjën realizoi Lamine Yamal (21’) dhe Dani Olmo (25’).

Kësisoj, me këtë fitore Spanja kualifikohet në finale të “Euro 2024” dhe atje do ta presë fituesin e ndeshjes Angli - Holandë, e cila do të zhvillohet nesër, në ora 21:00. /Zëri