Ballkani fiton me përmbysje ndaj Santa Colomas

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani vazhdon me fitore edhe në Europë.

Të besuarit e Ilir Dajës triumfuan në ndeshjen ndaj Santa Coloma me shifrat 2-1.

Vendasit ishin të parët që dolën në epërsi me anë të El Ghazoui, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të.

Për 1-1 ishte Lindon Emërllahu, që shënoi nga pika e bardhë pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Kur të gjithë menduan se loja po shkonte drejt fundit me barazim, në skenë doli Bernanrd Karrica.

Karrica shënoi në minutën e 90-të për t’i dhuruar Ballkanit fitoren  në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.