Arrestohet një person për fajde në Pejë, Prokuroria jep detaje

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, pas arrestimit, i dyshuari do të intervistohet nga hetuesit policorë, kurse prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë.

“Brenda afatit ligjor, prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale. U bëjmë apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet te prokurori i Shtetit ose Policia e Kosovës”, tha Nikçi.