Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë, MASHTI: Kalueshmëria, 52.1%

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta.

Në njoftimin për media thuhet se këtë vit kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.

Arritshmëria në gjuhën shqipe është 56.9%, në gjuhën angleze është 69.3%, në histori është 57.5%, në gjeografi është 56.8%, në matematikë është 43.1%, në informatikë është 47.4%, në fizikë është 46.5%, në kimi është 43,4% dhe në biologji është 48.8%.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit.

Afati i ankesave është deri më 12.07.2024.