Liqeni i Ujmanit, një mundësi fantastike për t’i kaluar ditët e nxehta

Tashmë kur vapa e verës ka arritur, të gjithë duam të gjejmë një mundësi për t’u freskuar.

Shpeshherë zgjedhim bregdetin, por qytetarët e Mitrovicës duket se zgjedhjen mund ta bëjnë edhe brenda qytetit të tyre.

Është liqeni artificial i Ujmanit që gjendet në veriperëndim të vendit, i cili është një mundësi fantastike për t’i përballuar më lehtë ditët e nxehta të verës.

Ky vend ka pamje piktoreske dhe ofron copëza të bukura për të gjithë njerëzit që vendosin ta vizitojnë.

Liqeni i Ujmanit, viteve të fundit, ka impresionuar jo vetëm shqiptarët, por edhe vizitorët e huaj, e të cilët vit pas viti duket se numri i tyre është në rritje.

Ky liqen është vetëm një nga mundësitë që vendi ynë ofron për t’u freskuar gjatë muajve të nxehtë të verës.

@bleroncaka

Nje atraksion i ri turistik ne Kosove ë‍ë

ë original sound - Bleron Çaka