Bllokohet ura lëvizëse në New York, kjo është arsyeja [foto + video]

Një urë e madhe që lidh Manhattanin me Bronxin është bllokuar përkohësisht në një pozicion të hapur, duke bllokuar trafikun detar derisa u ftoh mekanizmi i urës lëvizëse, kanë njoftuar nga Departamenti i Transportit.

“Palëvizshmëria e urës së Avenysë së Tretë po ndodhë si rezultat i nxehtësisë së shkaktuar nga temperaturat e larta gjatë valës së dytë të nxehtit të verës që ka kapluar gjithë qytetin”, u tha nga FDNY-ja.

Punonjësit po spërkatin urën me ujë në një përpjekje për ta ftohur atë, në mënyrë që të rihapet dhe të mundësohet hapja e trafikut detar.

Kjo edhe ndodhi pas disa tentativave, kurse video të ndryshme të postuar në platformën X shfaqin urën që kishte ngecur dhe nuk lëvizte – duke bllokuar kalimin e anijeve përmes saj.

Ky qytet është goditur nga vala e të nxehtit ekstrem nga e hëna dhe temperatura të ngjashme pritet të mbizotërojnë gjatë tërë javës. /Telegrafi