Aktakuzë ndaj dy kardiologëve të SHSKUK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bëhet fjalë për drejtorin e Kardiologjisë L.K. dhe shefin e shërbimit E.H.

Aktakuza u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo bëri të ditur se kjo aktakuzë është ngritur më 31 maj.

Të dy akuzohen për veprën penale “Diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.

“Lidhur me pyetjen e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31.05.2024, ka ngritur aktakuzë kundër E.H. dhe L.K. bazuar në Nenin 237 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës penale është përcaktuar: Nga momenti i ngritjes së aktakuzës dhe deri në shqyrtim fillestar, gjykata sipas kërkesës së palëve mundëson qasjen në inicialet e të pandehurit, kualifikimin ligjor të veprës penale dhe përshkrim të shkurtër të dispozitivit të aktakuzës”, tha ajo.

Thuhet se të dy në bashkëpunim kanë kryer veprime diskriminuese ndaj një kardiologu.

Ende nuk është mbajtur seanca fillestare e shqyrtimit lidhur me rastin.