Lajçaku për takimin me Bislimin e Petkoviqin: Fatkeqësisht s’patëm progres për zbatimin e marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke e bërë një rezyme të punës së tij javore, ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike, por jo edhe për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Në Bruksel prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë… Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, ne ramë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike. Fatkeqësisht, nuk arritëm përparim në tablonë e madhe – zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkruan ai.