Dieta me ujë xhenxhefili: Pija që shkrin shtresat dhjamore dhe kilogramët
A e keni ditur që me kombinimin e thjeshtë të xhenxhefilit dhe ujit përftoni pijen me të cilën mund të eliminoni lehtë peshën e tepërt trupore.
Gjëja e parë që e bëni në mëngjes është që të vendosni një tenxhere të madhe me ujë mbi shporet , me zierjen e ujit rreth 20 minuta dhe me hedhjen e copëzave të xhenxhefilit në të.
Uji i përftuar i xhenxhefilit ruhet në termos të mëdhenj dhe pihet gjatë tërë ditës (së paku një litër në ditë), transmeton telegrafi.
Përgatitja e ujit të xhenxhefilit
1,5 litra ujë vloni dhe i lini të vazhdojë të vlojnë në zjarr të lehtë 20 minuta. Në fund i shtoni rrënjën e grirë të xhenxhefilit, në gjatësi rreth 4 deri 5 cm.
Mbusheni termosin me ujë bashkë me xhenxhefilin. Përgatiteni dhe pini çdo ditë ujin e xhenxhefilit gjatë gjashtë muajve.
Merreni me vete kudo që të shkoni: në punë, në piknik, në treg, në udhëtime, mbajeni afër kompjuterit apo televizorit.
Pini pijen e ngrohtë gjatë tërë ditës.
Edhe një këshillë e thjeshtë dhe praktike për linjë të mirë trupore – le të kalojnë së paku tri orë midis racioneve, por gjithashtu edhe midis racionit të fundit në mbrëmje dhe derisa shkoni të flini gjumë.