Bombardimi i spitalit të fëmijëve në Kiev, Italia akuzon Rusinë për krime lufte

Italia ka akuzuar Rusinë për krim lufte gjatë sulmeve me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas dhe dëmtuan një spital për fëmijë.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani bëri thirrje për dënimin ndërkombëtar të Rusisë të hënën.

“Jam i tronditur nga sulmet me bomba në Kiev, të cilat goditën gjithashtu një spital për fëmijë. Krimet e luftës që duhet të dënohen nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, shkroi Tajani në X, duke shtuar: “Qeveria italiane do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e Ukrainës dhe popullit të saj”.