Ishte dënuar me dy vjet burgim, arrestohet 33-vjeçari në Viti

L.Xh., 33 vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Viti.

Kjo pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga gjykata për një rast të vrasjes së rëndë në tentativë e që ishte i dënuar me dy vjet burgim.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policorë nga Stacioni policor Viti, në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, më datën 08.07.2024 kanë arrestuar L.Xh. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vjetësh për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’. Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.