IHMK-ja thirrje për kujdes në temperatura të larta: Bartni syze, kapelë e rroba me ngjyra të lehta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

IHMK-ja ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike t’u shmangen këtyre rrezeve ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

“Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit. Personat me sëmundje kronike t’u shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta”.

“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.