Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Policia në Rahovec ka arrestuar një person, pasi pas një përleshjeje me një person tjetër ka sulmuar zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 22:30, në Rahovec, raporton Zeri.info.

“Rahovec / 07.07.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se i njëjti gjatë një përleshjeje me një person tjetër nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, me ç’rast edhe e ka sulmuar një zyrtar policor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri