Një femër në Prishtinë gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Një femër në Prishtinë ka vdekur në banesën e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:35, në Prishtinë dhe rasti në Polici është iniciuar “Hetim i vdekjes”, raporton Zeri.info.

“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri