Sot lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Zyra për Komunikim Publik e MPB-së, përmes një komunikate, bëri të ditur se hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherësh koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivit.