Sveçla dhe Balla sot vizitojnë pikën kufitare Qafë-Morinë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, sot do të vizitojnë pikën kufitare Qafë-Morinë.

Vizita e dy ministrave pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00, përcjell Klankosova.tv.

Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes një komunikate ka bërë të ditur se Balla e Sveçla do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në “pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë-Morinë, Qafë-Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”.