U la i therur në tokë në Prizren, 26-vjeçari vdes në QKUK

A.Th., 26-vjeçar, ka vdekur sonte në repartin intenisiv në QKUK, aty ku po trajtohej nga mbrëmë për shkak të plagëve të rënda që mori nga therja me thikë. Një natë më parë, viktima u gjetë i shtrirë në tokë në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, ku dyshohet se është hedhur nga një automjet nga persona të panjohur.

Lidhur me rastin, policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit dha detaje për Express, duke shtuar se rasti po hetohet dhe se viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Prizrenit, u dërgua për trajtim në ShSKUK në Prishtinë.

Konfirmimi i plotë:

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire në tokë.

Patrolla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therrur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit,  të njejtin e kanë dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nga informatat e para dyshohet se  viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26-vjeçar ka ndërruar jetë.

I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.