Humbje shokuese e Le Pen, fiton e majta, Macroni ngjitet i dyti

Sondazhet e para zyrtare në Francë tregojnë një përmbysje, me partinë e Jean-Luc Mélenchon që shfaqet e para, partia e Emmanuel Macron e dyta dhe e treta Koalicioni Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Në veçanti, sipas Liberation, sipas vlerësimeve fillestare të Ipsos në emër të France Télévisions, Fronti i Ri Popullor do të fitojë nga 172 deri në 192 vende.

Me një shumicë relative, e majta mund të kthehet në pushtet në javët e ardhshme.

Pas këtyre rezultateve, Jean-Luc Mélenchon ka bërë një deklaratë të shkurtër, duke thënë se Fronti i Ri Popullor arrit një rezultat që askush nuk e besonte, për të gjithë kjo ishte e pamundur.

“Macron duhet të pranojë humbjen. Fronti Popullor Kombëtar do të zbatojë vetëm programin e tij”, ka thënë ndër të tjera ai. /abcnews