Martin Garrix, elektrizoi publikun shqiptar me “Vallen e Rugovës” në koncertin e tij në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme, DJ Martin Garrix shndërroi Parkun e Liqenit në Tiranë në një arenë spektakolare të ngjyrave dhe muzikës.

Të pranishmit përjetuan një spektakël të jashtëzakonshëm me fishekzjarrë dhe efekte speciale nën ritmet e muzikës së tij të mrekullueshme.

Garrix bëri shumë të kënaqur me një repertor të pasur këngësh dhe hitesh, duke përfshirë momente të paharrueshme si interpretimi i “Valles së Rugovës”, apo edhe siç njihet ndryshe edhe si “Vallja e Shotës”.

Foto: Martin Garrix/Instagram

Reagimi i publikut ishte i mahnitshëm dhe kjo manifestohet përmes reaksioneve të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku shqiptarët shfaqën edhe më shumë dashuri për talentin dhe energjinë e Garrix.

Gjithashtu, edhe kryeministri Edi Rama ndau momente nga koncerti i madh në Pistën Olimpike të Vrapit, duke theksuar rëndësinë e këtij eventi për kulturën dhe shoqërinë e Tiranës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Martin Garrix (@martingarrix)