Temperaturat e larta, IHMK-ja bën thirrje për shmangie nga kontakti direkt me diellin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

IHMK-ja ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së. /Zëri