Bebe Rexha befasohet nga dhurata e veçantë e artistëve nga Kosova të kompanisë ZiuuRugs

Kompania “ZiuuRugs“, e themeluar nga disa të rinj shqiptarë në Prishtinë, ka bërë emër në tregun ndërkombëtar me tapetet e saj të personalizuara.

Këto tapete janë të preferuara në shtëpitë e shumë yjeve të showbiz-it dhe personaliteteve të tjera të njohura.

Artistë si Wiz Khalifa, Young Metro 3 Times dhe Martin Garrix kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për këto produkte të personalizuara nga kompania kosovare “ZiuuRugs”.

Artistja e radhës që ka shprehur gëzimin e saj për një dhuratë të veçantë nëpërmjet një postimi në InstaStory është Bebe Rexha.

Në videon e publikuar, këngëtarja shfaq me entuziazëm tapetin e personalizuar nga kompania “ZiuuRugs”.

Tapeti përmban një dizajn të një shqiponje dhe portretin e Bebes, së bashku me shkrimin “Dibra”, për vendlindjen e saj. /Telegrafi

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZiuuRugs (@ziuurugs)