Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Këngëtari, Valon Shehu, është arrestuar nga policia e Kosovës në Gjakovë pasi u kap me drogë në rrugën “Gasper Karaqi”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së së premtes, kur 34-vjeçari është ndaluar për kontroll nga policia për kundërvajtje në rrugë.

Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi droge kokainë tek ish-banori i BBVA.

Pas zbulimit të drogës, Valon Shehu është shoqëruar menjëherë në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Shtetit ka reaguar duke urdhëruar masën e ndalimit policor për të dhe duke filluar hetimet për veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Valon Shehu është njohur për publikun si pjesë e Big Brother VIP Albania 1, ku është dalluar për deklaratat dhe prezencën e tij të jashtëzakonshme brenda shtëpisë.

Ai kujtohet si i pari banor i BBVA që ka dalë nudo para kamerave, duke u futur në dush i zhveshur, moment që ka bërë shumë bujë në rrjete sociale. /Telegrafi

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Valon Shehu Shehu (@valonshehuofficial)