Këto tri shenja të horoskopit e kanë shprehi të vonohen kudo
Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë edhe orën e tyre të brendshme. Ndërsa shumica e njerëzve përpiqen shumë të jenë në kohë, këto shenja të zodiakut gjithmonë duket se po vonohen
Ka disa njerëz që janë të përpiktë, duke u shfaqur në punë, në takime apo në çdo rast tjetër ose në orarin e caktuar ose disa minuta përpara. Por, për të tjerë syresh është gati e pamundur respektimi i orareve, kjo për shkak të ngjeshjes së takimeve, ngecjes në trafik apo thjesht stilit të ngarkuar të jetës që kanë.
Për disa shenja të zodiakut, vonesa e tyre rrjedh nga fakti se ata kanë një orar tepër të ngjeshur që e bën të pamundur për ta të mbajnë hapin me orën.
Për të tjerët, ata janë gjithmonë vonë, sepse kanë një qasje të relaksuar, të qetë dhe madje pak kokëfortë ndaj kohës. Ata refuzojnë të nxitojnë ose të djersiten, dhe kjo do të thotë se nuk do t’i kapni kurrë duke nxituar për një ashensor ose duke ndjekur trenin. Mentaliteti i tyre “do të arrij kur të arrij atje” është aq i thellë sa është pothuajse frymëzues.
Pra, fiksojeni mirë se nëse bëhet fjalë për të lindurit e një prej këtyre shenjave të mëposhtme, harrojeni që t’i keni në orar fiks, shkruan Bustle.
Dashi
Dashi ambicioz, dihet që në mes të projekteve për t’u përfunduar, merr detyra të tjera sepse thjesht kërkon më shumë. Nëse ata kanë pesë minuta kohë të lirë, e sigurt që do ta mbushin atë me një punë të përditshme ose një detyrë jashtë planit.
Dihet që të lindurit e kësaj shenje i japin gjithmonë vetes kohë shtesë, sepse ata e humbasin shpejt kontrollin e ditës, për shkak të angazhimeve të shumta. Por, kur bëhet fjalë për festa, dreka familjare apo takime me kolegët ata janë mjeshtra të vonesës, pasi e bëjnë këtë qëllimisht që të dallojnë nga të tjerët.
Demi
Demi është një shenjë që i pëlqen të lëvizë me ritmin e vet, i cili zakonisht është shumë i ngadaltë. Ana e tyre e kokëfortësisë del shpejt në pah sidomos nëse ata fillojnë të nxitohen apo e dinë që janë vonë për diku. Por, nëse janë sadopak të lodhur, ata do të refuzojnë të lëvizin nga krevati.
Pavarësisht kohës kur kanë lënë një takim, e sigurt është që ata do të bëjnë një dush të gjatë, do të pinë kafenë me qetësi, do bëhen gati totalisht sipas terezisë së tyre. Ndaj, vonesat janë pjesë e stilit të jetës për ta!
Shigjetari
Shigjetarëve nuk u pëlqen të kenë orare të përcaktuara dhe kjo do të thotë se ata rrallë bien pre e rutinave. Ata shkojnë në shtrat në orare të çuditshme, zgjohen shumë vonë dhe kurrë nuk e dinë se ku do të jenë në ditë të ndryshme.
Nëse po vonohen, shpesh ndodh sepse kanë harruar se duhet të jenë diku, nuk ka rëndësi nëse është dentisti, një takim pune, apo një dalje me miqtë. Ata do të kujtohen në sekondën e fundit dhe do të nisen me shumë shpejtësi, ose do të jenë miqtë që do u telefonojnë për t’u kujtuar se duhet të jenë prezentë. /telegrafi