Çun Lajçi për Xhakën: Gur apo Granit? Cili do t'jeshë sonte?

Sot janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e radhës çerekfinale në Euro 2024, për të kompletuar çiftin e dytë të fazës gjysmëfinale.

Sonte Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Anglinë, ndërsa në lidhje me këtë ka shkruar aktori i njohur Çun Lajçi, i cili ka vlerësuar lojëtarin e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhakën.

Shkrii i plotë i Çun Lajçit:

Gur apo Granit? Cili do t'jeshë sonte?

Këte na e dëshmo me kokën e këthjellët e kembët si era!

Kudo do ti keshë zogjët e shqipës, sepse tani jemi bërë spërkalë gjithandej Evropës. Tribinat do ti keshë mbase me flamujt helvet, por dije se mbas asaj fushe të kuqe, me kryqin e bardhë në mes, do të jenë shqiptarët tu me nga një shqipe n'zemër, që e duan fitorën tënde dhe të Shaqir Grishës, trimit të këngës e A Jasharit erë baroti!

- E kuptove se çfarë deshta të të them për dy krahët e shqipës që do të të bëjnë hije sonte!?

- Granit, Shaqir e Jashar! Apo, gur e xherdan e zemër!

Cilët do të jeni sonte n'fushën e gjelbërt?

Herën e parë të shkrova nga Cyrihu dhe na gëzove me fitore. Tani të jam afrua edhe më shumë! Këtu m'ke në Frankfurt por jo edhe në Dyzeldorf, n'tribina si mija shqiptarë, se mua xhepat mu kan shkye duke bartur vitet rrugëve t'atdheut!

Italen e ktheve mbrapësht dhe qeshe! Qeshu edhe sonte kur t'ma çosh Inglizin të Mbreti, se njiherë e dikur na e mori arin n'Trepçë, dhe fare s'e pyeti Isë Boletinin!

- Tregoju se je stërnip i tij dhe “merrja hakun”! M'erdhi edhe mua dita u thuaj!

Mos u ngrys dhe mos u përkul se boll e ulem kokën ndër shekuj!

Rri drejt e drejt shyto e shkyje rrjetën i thuej Xherdanit e Jasharit!

Frankfurt, 6 korrik 2024