Vdes në QKUK burri që u aksidentua ditë më parë në Kamenicë

Një person ka vdekur në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident që kishte ndodhur katër ditë më parë.

Aksidenti kishte ndodhur në Koretin të Kamenicës, transmeton Zeri.info.

“ Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri