Një iranian arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas iranian është arrestuar të premten në ANP “Adem Jashari”.

Policia ka bërë të ditur se i njejti ka tentuar të udhëtoj me pasaportë të falsifikuar të Sllovakisë, transmeton Zeri.info.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës. Pasaporta sllovake është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri