Lipjan, vjehrra rrah nusen, nuk e lë të hy në shtëpi

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan.

Një grua ka njoftuar policinë se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi.

Ajo gjithashtu ka raportuar, se para disa dite ishte sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri