Pensionohet legjenda Toni Kroos

Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos, është pensionuar nga futbolli aktiv, me eliminimin e Gjermanisë nga Spanja në çerekfinale të “Euro 2024”.

34-vjeçari kishte paralajmëruar pensionimin nga futbolli pas Evropianit.

Kroosi e përmbylli karrierën si fitues i La Ligas dhe i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, derisa fundi doli të jetë i hidhur për të, pas eliminimit nga Spanja.