Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Spanjës dhe Gjermanisë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Spanjë - Gjermani, në kuadër të fazës çerekfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat ashtu siç ia nisën 0-0.
Përkundër rasteve që patën të dy skuadrat, fraksioni i parë i takimit u mbyll pa konkretizim të golave.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “MHP Arena”. /Zëri