Zhduket e moshuara nga Dobërçani, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Një grua e moshuar është raportuar e zhdukur.
Fatime Maliqi nga fshatin Dobërçan i Gjilanit ka humbur të mërkurën mbrëma dhe ende nuk është gjetur.
Kjo është bërë e ditur nga familja Maliqi.
Rasti është raportuar edhe në Polici, ndërsa familja kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e gruas.
“Fsh. Dobërçan – Gjilan, 04.07.2024 - 00:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore), gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”.
Këta janë numrat kontaktues të familjes:
044 819 717
045 675 350.